Diaz: Milani lufton deri në fund për titullin, jemi ekip i madh

Brahim Diaz ishte ai që ndryshoi fatet e derbit të Milanos, teksa shënoi golin e barazimit dhe i dha një impuls tjetër lojës së kuqezinjve në 45 minutat e dyta.

“Jam i lumtur për këtë qe kemi bërë, Interi është një skuadër e fortë. Në pjesën e dytë ne luajtëm më mirë. Ata që u aktivizuan u paraqitën u mirë, por edhe ata që e nisën në formacion e bënë të njëjtën gjë.

Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer. Kundër Juventus dhe Spezias kemi merituar më shumë. Mëkat për këto pikë të humbura. Do të luftojmë deri në fund për titullin kampion. Milani është një ekip i madh”, tha Diaz./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.02.2022 22:19