“Skifteri” i dhunshëm hyn në banesën në Vlorë, rreh çiftin, merr paratë dhe zhduket

Një grabitës ka hyrë me dhunë në banesën e një çifti fshatin Brataj të Selenicës.

Duke kanosur çiftin e bashkëshortëve, ai ka marrë një shumë parash që ndodhej aty dhe është larguar.

Lajmi u bë i ditur nga policia përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/