Petrov provokon shqiptarët, simbole naziste në megafon (VIDEO)
Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas dhe inicuesi për ndërtimin e kryqit gjigant në lagjen Butel, Todor Petrov, ka provokuar rëndë shqiptarët me shenja naciste të vizuatuara në megafonin e tij gjatë protestës së maqedonasve para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë fjalimit të tij para masës shihet megafoni me shenja naciste SS, 1488, 14 dhe 88.

Këto shenja i përkasin qeverisjes së Adolf Hitler në Gjermani gjatë kohës së Holokaustit.

Telegrafi sjell shpjegimin e shenjave që Petrov i mbante në megafon:

SS do të thotë ”Skuadra e mbrojtjes” që ishte organizatë paramilitare nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit dhe Partisë Kombëtare Socialiste e Punëtorëve Gjerman (NSDAP, Nazi Party).

Numri 14 i referohet 14 fjalëve në anglisht “We must secure the existence of our people and a future for white children” që do të thotë ”Ne patjetetër duhet të sigurojmë ekzistencën e njerëzve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve të bardhë”. Spjegimin në anglisht mund ta gjeni këtu.

Numri 88 formohet nga renditja e shkronjës H si e 8 në alfabet. Numri 8 shkruhet dy herë dhe i referohet shkronjave HH që do të thotë Hail Hitler. Shkronjat HH janë edhe pjesë e propagandës ”WHITE PRIDE WORLD WIDE 1488!” që do të thotë ”Krenaria e të bardhëve në të gjithë botën”. Spjegimin në anglisht mund ta gjeni këtu.

Todor Petrov ishte iniciatori i ndërtimit të kryqit gjigant në lagjen Butel në Shkup. Ditën kur u inagurua themeli i kryqit gjigant, Todor Petrov u rrah nga persona, sipas tij, funksionarë të BDI-së. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2016, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori