Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Instituit për Shëndet publik njoftonë se në 24 orët e fundit janë bërë 2.430 testime ku me kovid-19 janë diagnostifikuar 294 persona prej të cilëve 41 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 235 pacientë të shëruar.

Gjashtë pacientë kanë humbur betejën me Kovid-19, të gjithë me sëmundje shoqëruese

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 1.960.264 testime, prej të cilëve pozitiv në Kovid-19 kanë rezultuar 305.717 pacientë

Numri i pacientëve të shëruar është 294.662 . ndërsa numri i pacientëve që kanë humbur betejën me Kovid -19 është 9.220 persona


Shtuar 30.03.2022 18:11