Petrov: Kryqi për të penguar shqiptarizimin e Butelit
Todor Petrov, iniciatori për ndërtimin e Kryqit në Butel të Shkupit në shkrimin e tij të fundit në facebook pranon se iniciativën për ndërtimin e Kryqit në Butel e ka bërë me qëllim që të pengoje shqiptarizimin e Butelit, shkruan Zhurnal.

Petrov shkruan se shqiptarët janë në pushtet dhe se nuk po mundet që t`i bëjë askush asgjë. Ata po jetojnë të lirë si në shtetin e tyre dhe po blejnë Butelin duke i shpërngulur maqedonasit prej atje.

Sipas tij, iniciativa e shqiptarizimit të Butelit është bërë nga Çairi, ku janë shpërndarë billboarde të ndryshme në gjuhën shqipe me mbishkrime “E dua Butelin”.

"Çairi publikoi drejtime të okupimit. Me muaj u shpërndan billboarde në gjuhën shqipe’ E dua Butelin’. Po blihen prona në Butel me çmime tejet të lira që maqedonasit të shpërngulen. Po ndërtojnë xhami pa leje, askush asgjë nuk po mundet t`i bëjë. Po ndërtojnë brenda natës shtëpi pa leje, kush do t`ia rrënoje, për to shteti nuk funksionon, ndërsa janë në pushtet, në shtet", shkroi Todor Petrov, transmeton zhurnal. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2016, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori