Petrit Saraçini, këshilltar i veçantë në Ministrinë e Kulturës
Aktivisti Petrit Saraçini, ka bërë të ditur se do të ketë një rol të ri. Ai do të angazhohet si këshilltar i veçantë në kabinetin e ministritKulturës, Rorbert Allagjozivski.

Saraçini shkruan në postimin e tij në Facebook se ftesën e ministrit të ri e ka pranuar me kënaqësi të madhe dhe pa asnjë dyshim.

“Arsyeja e parë dhe kryesore pse kam pranuar ftesën është Robert Allagjozovski, me të cilin njihem gati 25 vite. Kapaciteti i tij, kreativiteti dhe njohuritë e mëdha në këtë fushë, më japin shpresa reale për ndryshime dhe përmirësime”, shkruan Saraçini në postimin e tij.

Ai thonë se arsye pse ka pranuar të jetë këshilltarë në Ministrinë e Kulturës është edhe gjendja e shqiptarëve me kulturën. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2017, ora 19:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori