Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Petriç: Athina, fajtore për emrin e Maqedonisë
Pëlqej
Ish-përfaqësuesi i lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnje dhe në Herzegovinë dhe negociator për Kosovën, kryetar aktual i fondacionit austriak "Plani i Marshallit", Volfgang Petriç ka folur për situatën në Ballkan.

Ndër të tjera ai shqyrtoi dhe problemin me emrin e Maqedonisë.

“Është e qartë, se është më i vogël problemi i vërtetë, aq është më e madhe sfida. A nuk mund të ulet e të bisedohet për emrin e vendit, si ata e quajnë veten dhe pse vendi fqinj e problematizon këtë gjë? Shikoni këtë situatë, Greqia është në Bashkimin Europian, Greqia është në NATO. Cili në Greqi mund të frikësohet nga Maqedonia, një shtet me dy milionë banorë”, tha Petriç.

Sipas tij, Greqia është një vend anëtar, i cili qëllimisht po e pengon rajonin dhe sidomos Maqedoninë drejt rrugës së saj euro-atlantike. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori