E FUNDIT/ E rëndë në Durrës, djali masakron me thikë nënën e babain
Petrele: Është shumë afër marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë
Pëlqej
Është arritur progres në sferën për ndërtim të besimit midis Athinës dhe Shkup, por pritet se do të pasojnë edhe hapa konkrete, vlerëson deputeti i Parlamentit Evropian dhe kryetar i Delegacionit të PE-së të Komitetit të përzier parlamentar Republika e Maqedonisë – Bashkimi Evropian, Alojz Peterle në intervistë për “European Western Balkans”.

“Që të gjendet zgjidhje për kontestin lidhur me emrin e Maqedonisë, ndërsa ajo të jetë e pranueshme për të dyja palët, nevojitet të investohen përpjekje edhe Athina edhe Shkupi”, thotë Peterle dhe thekson se është optimist më i madh se sa para një viti se është e mundur që të arrihet zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Duke e komentuar bashkëpunimin e BE-së me Qeverinë e re të Maqedonisë thekson se ata nga PE-ja të cilët e kanë ndjekur gjithë situatën, e kanë përshëndetur përfundimin e ngecjes politike i cili gjatë kohë e ka paralizuar Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së.

“Pritjet nga kjo Qeveri ende janë në fazë të hershme që të shihet se sa dhe çka mund të përmbushet nga premtimet të cilët i dha në fushatë.

Megjithatë jam i kënaqur që mund të dëgjojë se shumë bashkëbisedues shikojnë momente të reja në bashkëpunimin midis Brukselit dhe Shkupit. Duhet të vazhdojmë ta sendërtojmë këtë proces”, thotë Peterle.

Duke folur për sfidat me të cilat Maqedonia ballafaqohet në rrugën drejt BE-së, ai shpreh bindje se kreu politik i Maqedonisë e di saktë çka duhet të bëjë që të mbyllet ky proces.

Si çështje e rëndësishme për integrimet evropiane të Maqedonisë, ai në intervistë i thekson marrëdhëniet ndëretnike, për shkak se siç shpjegon, ato janë me rëndësi kyçe për pjesëtarët e të gjithë identiteteve etnike që të ndjehet si në shtëpinë e tij dhe të inkuadrohen në procesin e sjelljes së vendimeve. Kjo thjeshtë, thotë ai, mund të arrihet me atë që do të vazhdohet me ndërtimin e besimit të ndërsjellë.

Ndaj konstatimit se kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker paralajmëroi strategji për hyrje të suksesshme të Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025, dhe se nëse Maqedonia do të mund të avancojë mjaftueshëm shpejtë drejt BE-së dhe të kapë hapin me këto vende deri në këtë vit, Peterle thekson se me vite konsiderohet se Maqedonia është kandidati më i mirë për anëtarësim në BE nga rajoni.



Shtuar më 14/12/2017, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori