Petovski kërkon dialog mes forcave politike
Tito Petkovski
Njëri nga drejtuesit e opozitës në Maqedoni, lideri i PRSD-së, Tito Petkovski kërkoi dialog politike midis forcave relevante politikevend.

Petkovski kërkoi që takimi i liderëve të jetë i hapur për opinionin dhe të transmetohet drejtpërdrejt në valët e Radiotelevizionit të Maqedonisë.

“Në vend që kryeministri ti kërcënohet të gjithëve që nuk mendojnë sikur aid he të mos përsëris frazën për të shkuar në zgjedhje, më së miri është dhe më produktive që të caktojë takim liderësh dhe në tavolinë të vendosen të gjitha argumentet lidhur me zgjedhjet, si ato të opozitës, po ashtu edhe ato të maxhorancës”, deklaroi Petkovski nga Partia e Re Socialdemokrate (PRSD), duke shtuar se qytetarët do të kenë rastin që të shohin në një transmetim të drejtpërdrejt se kush bën bllofe dhe kush manipulon.

Ai ka shprehur nevojën për udhëheqjen e një dialogu politik funksional dhe produktiv. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2011, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori