Petkovski: VMRO, pengesë për vullnetin europian të BDI-së
Pëlqej
Kur jemi 23 vjet nga shpallja e pavarësisë, Maqedonia nuk ka zgjidhur ende çështjen e emrit me fqinin e saj Greqinë. Ish-zëvendëskryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedinisë, Tito Petkovski, thekson se se partia shqiptare në qeveri, BDI, pavarësisht vullnetit që ka treguar deri tani, e ka vështirë të kontribuojë në përshpejtimin e procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Sipas Petkovskit, pengesë është fakti se kreytari i VMRO-DPMNE-së, kryeministri Nikolla Gruevski bëri karrierë duke u mbështetur tek emri. Por, tashmë Bashkimi Europian nuk toleron më.

"Në Berlin ai u tha qartë kryeministrit se Maqedonia po bëhet një problem serioz në BE. Ndryshimet në Kushtetutë, ku parashihen zona financiare për të cilat BE-ja është çuditur, përcaktimi i martesës si një bashkim mes një burri dhe një gruaje, kur në Evropë është respektuar orientimi i lirë seksual. Këto nuk parashihen në asnjë dokument të BE-së", është shprehur Petkovski për "Imbox 7".

"Në këtë gjendje të pashpresë, komuniteti shqiptar është kundër çdo opsioni tjetër përveç NATO-s dhe BE-së. Në qoftë se Gruevski dhe VMRO-ja vazhdojnë këtë politikë të qëndrueshme do ta ndajë Maqedoninë. Kjo është mëse e sigurt, sepse shqiptarët duan të shkojnë në BE e jo të orientohen nga Rusia. Kjo mënyrë e qeverisës Gruevski nuk mund të zgjasë gjatë. Hitleri mendonte se do ta pushte botën, por dështoi", vijoi lideri i PRSD-së.

Për largimin e tre deputetëve të tij nga Parlamenti, Petkovski thotë se tani Maqedonia po ballafaqohet me sfidën e zgjedhjeve të reja, por jo më të organizuara nga Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori