Petkovski: Ligj edhe për UÇK-në
Partia e Re Social-Demokrate e Tito Petkovskit nuk do të mbështesë definitivisht projektligjin për "branitellat" të propozuar nga VMRO-DPMNE, por do ta presin tekstin përfundimtar në leximin e dytë.

Nga ana tjetër, lideri i kësaj partie Petkovski thotë se duhet të zgjidhet edhe problemi me ushtarët e UÇK-së.

"Ne nuk i japim mbështetje të parezervë Ligjit të branitellave dhe do të presim ta shohim tekstin përfundimtar në leximin e dytë. Nëse "Dinjiteti" thotë se ky ligj nuk është i mirë, donë të thotë se diçka duhet të ndryshojë. Duhet që në periudhën midis fazës së parë dhe të dytë të konsultohen edhe ekspertët. Por, sidoqoftë, nuk mundet pa strategji të pajtimit. Këtë duhet ta bëjmë, pa marrë parasysh përmes këtij apo një ligji tjetër. Duhet të zgjidhet edhe problemi me pjesëtarët e UÇK-së. Çka duhet, prapë me luftë të zgjidhim", ka thënë Petkovskipër gazetën maqedonase "Den", raporton KOHA. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2012, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori