Pesë viktima të reja në Maqedoni
5 viktima të reja nga koronavirusi në Maqedoni. Dje në Klinikën e sëmundjeve infektive kanë vdekur dy pacientë- një grua 71 vjeçe nga Llabunishta e Strugës dhe një burrë nga Kumanova 77 vjeç. Ata janë hospitalizuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tre të vdekurit e tjerë kishin ndërruar jetë disa ditë më parë por rezultatet nga testimet kanë dalë sot. Bëhet fjalë për një qytetar nga Velesi, një qytetarë i huaj i cili në Shkup ka jetuar katër muaj dhe kumanovari i cili para dy ditësh vdiq në Klinikën infektive. Në vend tani ka 17 viktima nga Koronavirusi.
Shtuar më 05/04/2020, ora 08:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori