Pesë viktima dhe mbi 100 raste të reja, shifrat e fundit nga Maqedonia e Veriut
Në 24 orët e fundit nË MaqedoninË e Veriut janë bërë 1367 testime për koronavirus, ndërsa 120 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 63, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-4, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-6, Veles-2, Manastir-1, Ohër-4, Gostivar-12, Shën Nikollë-1 dhe Kërçovë-1.

KanË humbur jetËn pesË persona të moshës 65, 46, 85, 78 dhe 76-vjeçare.

Gjithashtu Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 125 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme të të infektuarve, numri i përgjithshëm shkon në 7244, prej të cilëve 3324 janë shëruar, ndërsa 351 kanë ndërruar jetë, teksa vijojnë të mbeten aktive 3569 persona.
Shtuar më 07/07/2020, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori