Pesë viktima dhe 367 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.596 testime për koronavirus, ndërsa 367 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-167, Prilep – 37, Kavadar – 33, Ohër – 17, Veles – 15, Kumanovë dhe Tetovë – 14 secili, Gostivar dhe Negotinë – 12 secili, Stip dhe Gjevgjeli – 7 secili, Manastir – 6, Strugë dhe Kratovë – 4, Strumica dhe Resnjë – 3 secili, Kocani, Delçevo, Probishtipi dhe Krusheva – 2 secili, Kërçova, Kriva Pallanka, Berova dhe Vallandova – 1 secili.

Nga MSH njoftojnë se në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 202 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 96.518, prej të cilëve 87.324 janë shëruar, ndërsa 2.971 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (12 shkurt) është 6.223.
Shtuar më 12/02/2021, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori