Pesë emigrantë të plagosur gjatë përleshjeve me policinë (VIDEO)
Përkeqësohet situata në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Policia është përleshur me emigrantët gjatë tentativës për të ndalur futjen e tyre në territorin maqedonas.

Policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë emigrantët nga Lindja e Mesme, të cilët po tentonin të hynin në territorin e vendit, për të vazhduar më pas në Serbi dhe në vendet e BE-së.

Në këto përleshje me policinë janë plagosur 5 emigrantë.

Mbi 3 mijë emigrantë kanë kaluar natën në qiell të hapur, duke tentuar për të hyrë në territorin e vendit.

Emigrantët janë ankuar për dhunë dhe terror të ushtruar nga ana e policisë maqedonase. Ndërkohë dje një polic u qëllua me thikë nga një emigrant.

Maqedonia u shëndërrua në rrugë kryesore tranzitore për emigrantët e huaj, ku mbi 40 mijë emigrantë sirian kanë kaluar nëpër rrugët e saj vetëm gjatë muajve të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2015, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori