Milani ofron 12 milion euro për mbrojtësin 22 vjeçar

Ricardo Rodriguez me shumë gjasa do të largohet nga kuqezinjtë. Destinacioni i ri për zviceranin do të jetë Turqia. Skuadra e Fenerbahces me shitjen e Mosses tek Inter e zgjidhi bllokimin e merkatos dhe me shumë mundësi do të afrojë Rodriguez në ekip.

Mirëpo nuk përfundon këtu, drejtuesit e Milanit tashmë duhet të mendojnë për zëvendësuesin e 27 vjeçarit. Sipas mediave itraliane duket se e kanë gjetur.

Thuhet se “Djalli” ka nisur bisedimet me anglezët e Uiganit për mbrojtësin e majtë, Antoni Robinson. Ky i fundit pëlqehet shumë nga italianët, të cilët e shohin atë edhe si një investim për të ardhmen, për shkak të moshës 22- vjeçare.

Sipas asaj që shkruan “calciomercato”, anglezët kërkojnë të paktën 15 milionë euro plus bonuse për të hequr dorë nga shërbimet e futbollistit, një shumë e cila konsiderohet e lartë nga Milani, që nuk mendon të ofrojë më shumë se 10-12 milionë euro.

I rritur në akademinë e Evertonit, Robinson fitoi vëmendje në radhët e Boltonit në Kategorinë e Dytë të kampionatit anglez. Prej dy sezonesh është pjesë e Wiganit, me të cilin ka luajtur një kampionat në Championship, teksa sivjet ndodhet në Premierligë duke regjistruar 25 prezenca dhe të gjitha si titullar.


Shtuar 26.01.2020 08:34