“Mbretëresha e Twerk” feston ditëlindjen, ish-konkurrenti i “Përputhen” i bën propozimin përrallor për martesë (FOTO LAJM)

Që pas daljes së Arjon Lulit me bujë nga emisioni “Përputhen”, ish-konkurrenti ka qenë në vëmendje për lidhjen e tij me modelen e njohur si “Mbretëresha e Twerk”, Serena Sula.

Serena ka festuar 20-vjetorin e lindjes dhe këtë ditëlindje ja ka kushtuar vetëm Arjoni e çifti kanë festuar në një darkë romantike të dekoruar në detaje.

Arjoni ka surprizuar Serenën me dhurata të shumta, por më e madhja ishte propozimi për  martesë. Ish-konkurrenti i “Përputhen” ka publikuar në rrjete sociale foto nga surpriza romantike. Ai i ka dhuruar një unazë të bukur floriri, një arush gjigant dhe lule.

Arjoni është kujdesur për çdo detaj të festës, duke pasur parasysh preferencat e Serenës, e cila ka kaluar ditën më magjike të jetës./albeu.com/