Perurohet shkolla ne Siniçan, Ademi: Drita e dijes do na coje perpara (FOTO LAJM)

Sot eshte inaguruar objekti i ri i shkolles Sabedin Bajrami ne fshatin Sinican te komunes Begovine.

Ne ceremoni moren pjese ministri i arsimit Abdylaqim Ademi, Ali Ahmeti si dhe drejtues te tjere te BDI-se, percjell Portali Albeu.

"Nga 1 shtatori e deri më sot kam marrë pjesë në disa ngjarje që lidhen me arsimin në përgjithësi. Por, ngjarja e sotme, ku BASHKË lëshuam në përdorim objektin e ri të shkollës fillore ‘Sabedin Bajrami’ në fshatin Siniçan të komunës së Bogovinës ishte një moment tepër i veçantë: për herë të parë në historinë e këtij vendbanimi u ngrit një objekt shkollor!

Gëzimi vërehej në çdo fytyrë të fëmijëve, por edhe të prindërve të tyre, të banorëve. Në gjithë Siniçanin!
Jam thellësisht i bindur që nxënësit e kësaj shkolle, që tani të njejtën e kanë shumë afër shtëpive të tyre, do të jenë në mesin e më të mirëve në këto anë, por edhe më gjerë!

Është obligimi ynë që të krijojmë kushte për çdo nxënës, kurse nxënësit duhet të shfrytëzojnë këto mundësi për të nxënë dije. Sepse me dije kapërcehen më lehtë sfidat e jetës.

Gëzuar shkolla e re! Mirë e ka thënë Naimi i madh: "Vetëm drit’e diturisë përpara do na shpjerë"!, shkruan ministri Ademi ne Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2015, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori