Tottenham dhe Everton ndahen në “paqe”, Arsenali mposht minimalisht Watford (VIDEO)

Ndeshja e parë për Antonio Conten në Premier League në stolin e Tottenham nuk ka shkuar ashtu si tekniku italian do ta dëshironte.

“Spurs” nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola përballë Everton në shtëpinë e këytre të fundit.

Ndeshje ishte deri diku e barabartë me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, por pa arritur të realizojnë.

Me këtë barazim Tottenham pozicionohet në vendin e 9  me 16 pikë, ndëesa Everton në vendin e 11 me 15 pikë.

Arsenali vazhdon performancën e mirë pas një fillimi mjaft të keq të kampionatit. “Topçinjtë” kanë mposhtur minimalisht Watford në “Emirates”.

Skuadra e Artetas pati më shumë raste, por gjatë pjesës së parë nuk arriti asnjëra prej skuadrave të shënonin, me vendasit që humbën një penallti në minutën e 36 me Aubameyang.

Në pjesën e dytë është i riu, Smith Roëe autori i golit të vetëm të kësaj ndeshjeje në minutën e 56 që do t’i jepte edhe 3 pikët skuadrës së tij.

Arsenali tanimë ngjitet në vendin e 5 me 20 pikë, ndërsa Ëatford në vendin e 17 me 10 pikë. r.t/albeu.com


Shtuar 7.11.2021 17:01