Përse kjo foto vlen 10 miliard euro
Pëlqej
Lazim Destani, presidenti i Shkëndijës në Maqedoni është takuar ditën e sotme me kryetarin e AKR-së dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Destani dhe Pacolli dy shqiptarët më të pasur të vendit tonë. Pasuria e të dyve bashkë përllogaritet të jetë rreth 10-12 mld euro.

“Ishte kënaqësi takimi im mbrëmë në Prishtinë me mikun tim Behxhet Pacolli. Gjatë kohës që kaluam së bashku e urova për postin e tij të ri, Ministër i Jashtëm në qeverinë e Kosovës...” shkruan ndër të tjera Destani në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i zotit Destani:

Ishte kënaqësi takimi im mbrëmë në Prishtinë me mikun tim Behxhet Pacolli. Gjatë kohës që kaluam së bashku e urova për postin e tij të ri, Ministër i Jashtëm në qeverinë e Kosovës. Me këtë rast, krahas të tjerave, diskutuam edhe për mundësitë dhe rrugët e zhvillimit ekonomik të Kosovës ndërsa për detyrën e tij të re i shpreha besimin dhe bindjen time se dikasteri që ai drejton do t'i japë një shtysë të re avansimit të proceseve euro-integruese dhe forcimit të pozitës së Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori