Përplasje rreth ligjit për deputetë
maqedoni-kuvendi
Debat i ashpër parlamentar rreth ndryshimeve në ligjin për deputet të propozuar nga ana e opozitës. Derisa për opozitën këto ndryshime janë të sinqerta dhe qëllimmira për mazhorancës paraqesin fyerje serioze për deputetët.
Me ndryshmet opozita kërkon shtimin e një dispozite të re në nenin dy me të cilën kërkohet që deputeti të mos kufizohet përmes garancisë financiare apo materiale ndaj partisë apo koalicionit nga e cila ka fituar mandatin e deputetit. Sipas tyre një gjë e tillë cenon dinjitetin e deputetëve dhe nuk lejon që i njëjti të vendos në bazë të bindjeve personale për projektet e ndryshme të qeverisë.

“Nëse kemi situatë që dikush të ketë vërtetë obligime financiare ndaj partisë që e ka propozuar, unë jam i sigurt se ai asnjëherë nuk do të del jashtë kornizës së politikës së qeverisë dhe kryeministrit të tij dhe deri në fund do të jetë lojal. Nuk them se nuk duhet të jeni lojal ndaj partisë politike por jo të lavdërohet për gjithçka kryeministri dhe qeveria, dhe para çështjeve që janë të dukshme të mbyllen sytë apo të mos shihen me sy kritik”, deklaroi Tito Petkovski, PRSD.

Por nga VMRO-DPMNE i hodhën poshtë këto akuza. Sipas Partisë Gruevskit, në Maqedoni askush nuk e cenon fjalën e lirë.

“Pse tani kur Petkovski e humbi pozitën si pjesë e shumicës parlamentare dhe sërish u kthye në tufën e vjetër nga e cila u nda dhe ndaj së cilës hidhte me gurë dhe dru tani përnjëherë kemi ne norma dhe parime të reja, ajo që ishte dinjitoze tani nuk është, ata që kishin integritet tani nuk kanë. Çështjet dhe tezat nderohen varësisht nga koha kur Petkovski është në pushtet apo në opozitë”, deklaroi Antonio Milososki, VMRO-DPMNE.

Opozita këto ndryshime i ka iniciuar pas deklaratës publike të deputetit Pavle Trajanov që është pjesë e shumicës parlamentare se shumë deputetë të koalicionit kanë nënshkruar kambial me vlera të larta në rast se vendosin të largohet nga partia apo koalicioni.
Shtuar më 10/11/2011, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori