Përplasje mes VMRO-së dhe Talat Xhaferrit
Sapo ka filluar seanca parlamentare për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, dhe menjëher kanë filluar dhe përplasjet e para, mes deputetëve të VMRO-së që e kundërshtojnë këtë seancë dhe kreut të Kuvendit, që e thirri enkas këtë seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 21:00, shkruan Albeu.com

“ Të hiqet pika nga rendi i ditës dhe të mendoni se çfarë po bëni meqë komisioni nuk arriti në konkluzion në lidhje me imunitetin e kolegut Veljanovski”- tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i Kuvendit nga ana tjetër është përgjigjur se po veprohet sipas ligjit, pikërisht në bazë të raportit të Komisionit për Çështjen e Mandateve dhe Imuniteteve dhe nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e seancës.

“Baza e thirrjes së seancës është raporti i Komisionit. Për këtë në aspekt procedural nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e seancës”- tha kryetari i Kuvendit, Xhaferi./albeu.com/
Shtuar më 24/02/2019, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori