Përplasje mes opozitës dhe pozitës për buxhetin
Pëlqej
Dita e parë e debatit mbi rishikimin e buxhetit në Komisionin amë në Kuvend kaloi me përplasje të forta mes pozitës dhe opozitës.

Opozita kritikoi ashpër pushtetin aktual duke e akuzuar se nuk ka bërë analizat e duhura gjatë rishikimit të buxhetit.

Ata madje thonë se nuk janë respektuar rekomandimet e Pribesë, janë parashikuar shpenzime të panevojshme si dhe janë bërë punësime të reja pa pasur parasysh kriteret dhe nevojat e institucioneve. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori