Përplasja VMRO-LSDM për përmendoret
Pëlqej
LSDM-ja kërkon nga Drejtoria e të Ardhura Publike dhe ajo për Zbulim Financiar që të hetojnë krimin e mundshëm ekonomik që ështe bërë me financimet e ngritjes së 5 përmendoreve në Shkup.

Nënkryetari i kësaj partie Damjan Mançevki kërkon gjithashtu përgjigje nga vet kryeministri Gruevski, të tregojë se kush është shoqata anonime qytetare për bashkim shpirtëror të Setincës, Popadincës dhe Krushoradit nga Lerini, e regjistruar në Maqedoni, që dhuron paratë për ndërtimin e përmendoreve kontestuese.

“Heshtje e plotë nga ana e Nikolla Gruevskit, VMRO DPMNE-së, si dhe shoqatës qytetare për bashkim shpirtëror të Setincës, Popadincës dhe Krushoradit nga Lerini, për çështjen se kush i ka paguar dhe përpunuar 5 përmendoret që po i vendos Qyteti i Shkupit…Punimet janë në vazhdim e sipër, që do të thotë se dikush e ka paguar vendosjen e tyre. Në interes të popullit, sot kemi bërë kërkesë pranë Drejtorisë për Zbulim Financiar dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike për të bërë kontroll tatimor. Kërkojmë që të vërtetohet burimi i financimit, i parave, sa kushtojnë dhe kush i ka përpunuar 5 përmendoret që janë donacion i kësaj shoqate anonime”, tha Mançevski.

LSDM dyshon se VMRO-ja ka kryer krim financiar, pasi që të ardhurat vjetore të shoqatës as nuk i afrohen vlerës së përgjithshme të parave që duhet të paguhen për përmendoret. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori