Përplasja mes Ziadin Selës dhe Menduh Thaçit
Pëlqej
Flitet se PDSH-ja po bën përgatitje për dy Kongrese të partisë paralelisht me njëra-tjetrën.

Beteja mes liderit legal të Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetarit të Strugës, Ziadin Sela pritet të bëhet më e nxehtë.

Ndërsa Thaçi e ka lajmëruar mbajtjen e Kongresit në fillim të vitit 2015-të, Sela e ka lajmëruar mbajtjen e këtij Kongresi brenda këtij viti, raporton Dnevnik.

Ziadin Sela ka thënë se do të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike Shqiptare.

“Do të organizoj kongres ku do të kenë të drejtë organet partiake të zgjedhin kryetarin, në të cilin mund të konkuroj edhe Menduh Thaçi. Nëse Thaçi nuk dorëhiqet, dhe nuk i pranon vendimet e Kongresit, me çka nuk do ta jep vulën, kundër tij do të ngritim padi, gjë për të cilën do të vendos gjyqi”, – deklaroi Sela për Dnevnik.

Sela ka deklaruar se per kete Kongres, PDSH-ja tanimë i ka formuar degët e saj në Kumanovë, Strugë e Tetovë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori