Përplasen 5 makina në Shkup
Pëlqej
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Goce Dellçev të Shkupit.

Pesë makina janë përplasur me njëra-tjetrën e ku për rrjedhojë, janë plagopsur dy gra.

“Bëhet fjalë për një aksident zinxhir të pesë makinave të cilat janë përplasur rreth orës 9 në mëngjes. Janë përplasur një golf, mercedes, ford, peugeot dhe opel, të gjitha me targa të Shkupit. Deri më tani dy gra janë ankuar për lëndime të marra. Njëra ishte drejtuese e makinës Peugeot dhe është dërguar në spitalin e qytetit kurse tjetra ka qenë bashkëudhëtare në makinën golf, e cila është dërguar në qendrën urgjente në Shkup”, informoi zëdhënësja e policisë së Shkupit, Liza Bendevska./albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori