Nuk janë të infektuar me virus! Në Shqipëri kanë ardhur 3 studentë nga Kina

Situata në shërbimin infektiv në QSUT duket ndryshe. Të afërm pacientë dhe vetë mjekët qarkullojnë me maska për tu mbrojtur nga virusi i gripit ndërkohë që është rekomanduar si masë mbrojtëse edhe për coronavirusin ndonëse në Shqipëri nuk ka raste.

Ndërkohë një ditë më parë në shërbim infektiv ka mbërritur një zonjë e cila kishte ardhur nga Kina para dhjetë ditësh, por që në ditët më parë ka shfaqur temperaturë .Ajo po i nënshtrohet një terapie intensive në reanimacionin e shërbimit infektiv ndërkohë që në laboratorin e ISHP është kofirmuar se zonja ishte prekur nga virusi i gripit i tipit B.

Për të hequr çdo dyshim për coronovirus Ministria e Shëndetësisë konfirmon se analizat e saj kanë rezultuar negative për sa i përket infektimit me corona virus .

Në Laboratorin e Institutit të shëndetit publik ka një laborator të certifikuar i cili përcakton diagnozën për infeksionet respiratore përfshirë edhe coronavirusin . Ndërkohë në Shqipëri kanë mbërritur edhe tre studentët që u njoftuan nga ambasadori shqiptar në Kinë.

Ato janë skanuar nëpër aeroportet transit ku kanë kaluar përveç Pekinit por edhe në aeroportin Nënë Tereza dhe tanimë janë duke u survejuar nga

Instituti i Shëndeti publik për rreth 14 ditë nëse do të shfaqin ndonjë shenjë. Studentë kanë rezultuar negativ ndaj coronavirusit kur kanë qenë në Kinë. /TCH


Shtuar 29.01.2020 16:58