Përmendoret në Shkup, provokim për shqiptarët
Pëlqej
Përmendoret e reja të ngritura në Shkup janë dëshmi e faktit se në Maqedoni nuk ka tolerancë dhe bashkëjetesë fetare.

Kështu i komenton historiani Vebi Xhemaili ngritjen e pesë përmednoreve maqedonase përballë bustit të Skëndërbeut dhe atij të Hasan Prishtinës.

“Këto janë provokime të herëpashershme të një politike shtetërore e cila mbështetet kryekëput në politikën e udhëheqësve shqiptarë, të cilët janë jo parimorë në kërkesat e tyre. Kjo është një porosi shumë e qartë se pala maqedonase nuk do partner të barabartë në pushtet dhe nuk do të bashkëpunojë me palën shqiptare dhe të gjitha këto pasoja një ditë do ti japin rezultatet negative” , tha Xhemaili për Alsat-M.

Ai ka shpjeguar se mospasja e një harmonie etnike në Maqedoni nuk është aspak shenjë e mirë dhe nuk dëshirohet as nga bashkësia evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori