Biden: Udhëheqësit e SHBA dhe G7 ranë dakord për sanksione “shkatërruese” ndaj Rusisë

Pas mbledhjes me liderët e G7 për situatën në Ukrainë, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, përmes një postimi në Twitter shprehet se janë dakordësuar për paketa shkatërruese me sanksione dhe masa të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia.

“Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, shtoi më tej ai.

Biden u takua me liderët më herët sot dhe do të flasë më vonë nga Shtëpia e Bardhë mbi situatën që po shpaloset në Ukrainë./albeu.com