Në rajonin e Pollogut nuk janë ndalur reshjet e shiut përgjatë gjithë ditës.
Si pasojë, është rritur niveli i ujit në Shkumbin, me 20 centimetra nga niveli i lejuar.
Përgjegjësit kanë thënë se për
momentin nuk ka asnjë
rrezik se mund të ndodhë ndonjë
rrezik përmbytje.
‘
Situata është në
kontroll dhe për
momentin nuk ka asnjë lloj shqetësimi se mund të ndodh diçka, por pavarësisht prej asaj, ne si ndërmarrje duhet të jemi të përgatitur nëse shirat vazhdojnë. Mirëpo për
momentin e them me plot përgjegjësi nga informacionet që vijnë nga tereni , prej orës shtat ekipet i kemi në teren nga fshati Falisht dhe deri tek xhamia e Larme edhe më lartë bile,
situata është nën
kontroll’, tha Xhelal Ceka – Drejtor i NPK për Tetova1.com.
Ceka tha se përpos makinerisë dhe ekipeve të zjarrfikësve, janë kontaktuar edhe kompanitë private për të ndihmuar, në rast vërshimesh. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2014,
ora 17:29