Përmbytje në Maqedoninë Lindore, shemben dy ura
Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe ujërat e ardhur nga lumi i Radovishit, janë rrënuar dy ura afër fshatrave Pokrajçevë dhe Zleovë, ndërsa ura drejt fshatit Jargulica që i lidh me magjistralen Strumicë - Shtip është në gjendje kritike.

Rreth 1.500 banorë nga fshati Zleovë tërësisht janë bllokuar, ndërsa ura e rrënuar për ta është komunikimi i vetëm drejt Radovishit dhe Strumicës. Kryetari i komunës së Radovishit Robert Vellkov thotë se dëmet e bëra janë të mëdha në katër fshatra në rajonin e Radovishit.

Është përmbytur fusha e Radovishit, me dëme të mëdha në kulturat bujqësore, të cilat janë nën ujë. Vellkov paralajmëroi se do ta njoftojë Qendrën me menaxhim me kriza dhe Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.

Në fshatin Oraovicë mes tjerash reshjet e rrëmbyeshme të shiut ka marrë edhe një automobil, ndërsa janë bërë edhe dëme të mëdha në të mbjellat bujqësore, njofton Zhurnal. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori