Përmbysen shifrat në Çair, partia shqiptare zbret e treta
Ndërkohë që BDI-ja kryeson bindshëm në Çair, partia BESA me kandidatin e saj Zekerija Ibrahimi ka dalë në vend të tretë në këtë komunë, mëson Albeu.com.

Sipas të dhënave të siguruara nga Albeu.com, Visar Ganiu kryeson me 33.46 për qind (5 867 vota) duke u ndjekur jo më nga Zekerija Ibrahimi në vend të dytë, por nga Nermin Telovska e VMRO-së e cila ka marrë 25.93 për qind (4 546 vota).

Zekerija Ibrahimi i Besës renditet i treti me 23.82 për qind (4 177 vota). /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 21:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori