Përkujtohet 80-vjetori i atentatit ndaj Hasan Prishtinës
UPDATE - Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni dhe Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, kanë organizuar një ceremoni përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të atentatit ndaj Hasan Prishtinës dhe 101-vjetorit të Kuvendit të Shkupit. Me këtë rast është promovuar edhe libri në gjuhën shqipe: "HASAN PRISHTINA", nga autori Prof.dr. Branko Sinadinovski.

“Fati dhe fatkeqësia ka qenë që ai në mënyrën tragjike të përfundojë jetën. Ka pasur një jetë të vështirë pasi edhe bashkëpunëtorët e tij paraprakisht ndiqen dhe ekzekutohen por për të gjitha gjeneratat, figura e Hasan Prishtinës mbetet një frymëzim",-ka thënë zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri.

Ndërkaq, Mehmet Prishtina, nipi i Hasan Prishtinës ka falënderuar shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politik që po i zyrtarizojnë datat historike dhe nuk po e lënë në harresë figurën e Hasan Prishtinës, shkruan "Zhurnal".

Branisllav Sinadinovski, autor i librit “Hasan Prishtina” tha se ky libër është më së paku autobiografik, pasi paraqet një histori faktografike të papërsëritshme për një personalitet të tillë të papërsëristshëm dhe një periudhë të turbullt të papërsëritshme nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2013, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori