Akademi përkujtimore në Tetovë me rastin e 7-vjetorit të rënies së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Isa
Lika, Komandant Iliri.
Në varrin e tij u vendosën kurora lulesh. Manifestimi në shenjë përkujtimi të Ilirit, filloi me intonimin e himnit kombëtar, ndërsa në emër të familjes foli Hazbi
Lika, ish-kryetar i Tetovës. Ai tha se Isa kishte diçka të veçantë nga të gjithë ne, “dhe se kur bëhej fjalë për çështje të atdheut asnjëherë nuk dinte të thoshte jo”.
Ndërkohë,
komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, tani lider i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Isa
Lika asnjëherë nuk mendonte se çka do të përfitonte nga lufta.
Fjalë përshëndetëse patën edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi si dhe Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2013,
ora 15:32