E bujshme/ Juventusi nis bisedimet me sulmuesin e Arsenalit

Raportimet në Francë dhe Itali pretendojnë se Juventusi ka filluar bisedimet e para me sulmuesin e Arsenalit, Aleksandër Lakazet.

Edhe pse Milik dhe Xheko mbeten objektivat kryesorë për të zëvendësuar Higuainin, “L’Equipe” raporton se bardhezinjtë po shikojnë edhe opsionin e Lakazet.

“Le10sport” shkon më tej ku pretendon se Juventusi ka nisur bisedimet e para me Arsenalin dhe vetë lojtarin mbi një transferim të sulmuesit francez në Torino. Arsenali pagoi 53 milionë euro për ta marrë Lakazetin nga Lioni në verën e 2017.

Francezi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 6 asiste në 33 paraqitje me Arsenalin këtë sezon. Lakazet ka ende dy vite kontratë me Arsenalin, por po mendon t’i kthejë shpinën Premier Ligës për tu transferuar në Serinë A.

“Le10sport” dhe “Calciomercato.com” raportojnë se Lakazet tashmë është më shumë sesa një plan B i Milik apo Xhekos.


Shtuar 18.07.2020 11:56