Përkujtohen dëshmorët e kombit, Naser Ademi, Refik Iljazi dhe Hisa Fazliu
Me rastin e 5 majit, janë përkujtuar dëshmorët e kombit shqiptar Naser Ademi, Refik Iljazi dhe Hisa Fazliu.

Një delegacion i kryesuar nga kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtja dhe kreu i Vrapçishtit, Bajram Kadria, shoqëruar edhe nga funksionarë të tjerë lokalë, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së së vitit 2001.

Ata ishin në Banjicë të varri i Hisa Fazliut, në Negotinë të varri i Naser Ademit dhe në Kalishtë te varri i dëshmorit, Refik Iljazi.

Bejtja dhe Kadria thanë se dëshmorët dhanë jetën që kombi shqiptar sot të jetë më i lirë dhe më demokratik. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2014, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori