Xhudistja nga Kosova kalon në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka kaluar edhe një pengesë në Lojërat Olimpike. Ajo në arenën Nippon Budokan në Tokio të Japonisë e ka mposhtur xhudisten e Taipeit Kinez, Chen-Hao Lin. Meçi çerekfinal i kategorisë deri 48 kilogramë u vendos fare shpejtë, për 19 sekonda.

Distria Krasniqi, që është bartësja e parë, tashmë është në gjysmëfinale. Pra ka arritur në zonën e medaljeve.

Krasniqi është e para prej sportistëve të Kosovës që garon në Tokio 2020.