Përndiqte një 13 vjeçare, prangoset 58-vjeçari në Durrës

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi dyshohet se përndiqte dhe ngacmonte seksualisht një fëmijë, vajzë 13 –vjeçare.

Policia tha se u arrestua shtetasi R. A, 58 vjeç, banues në Durrës, për dy vepra penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekje”, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të  mitur 13- vjeçare.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/