Përgjigjet VMRO-DPMNE: Zaev, marionetë e shërbimeve të huaja
Ndaj pres konferencës së sotme të LSDM-së, ku lideri i saj Zoran Zaev nxjerr disa dëshmi për përgjime të personave të ndryshëm, reagoi

VMRO-DPMNE ka reaguar pak më parë pas Konferencës së sotme për media të LSDM-së.

Në reagimine e saj, VMRO-DPMNE mes tjerash akuzon liderin e opozitës, Zoran Zaev, si bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja sekrete.

Më poshtë, reagimi i plotë i VMRO-DPMNE:

Zaev sot nisi me realizimin e publikimeve të materialeve të ndryshme për të cilat edhe vet e informoi kryeministrin Gruevski se janë të siguruara nga shërbimet e huaja, dhe për të cilën filloi procedura kundër tij mu për këtë rast, në pjesën e dyshimeve tashmë ka edhe njohuri se kanë punuar për para dhe shërbime të huaja.

Me pres konferencën e sotme dhe ato të paralajmëruara nga ky lloj, Zaev me një marrëdhënie jo serioze duke pranuar të bëhet instrument dhe marionetë e shërbimeve të huaja, ai me kënaqësi vazhdon të jetë pjesë e krijimit të skenarit i cili është në dobi të palës së tretë, që nuk ia do të mirën Maqedonisë.

Zaev vet po vazhdon të fundoset, i mbushur me kontradikta, dëshiron që ti mbaj peng tërë opinionin maqedonas si dhe bashkë partiakët e tij dhe nën kërcënime opinioni të de fokusohet nga temat reale dhe nevojat e qytetarëve.

Zaev ka një qëllim sipërfaqësor që të paraqitet si viktimë edhe atë në një situatë, kur ai nuk është asgjë tjetër përveç marionetë, që punon dhe vepron në dobi të interesave të huaja.

Skenari nuk do t`i kaloj dhe për të gjithë këtë, institucionet në kuadrin e kompetencave të tyre ligjore dhe kushtetuese duhet që ti vërtetojnë të gjitha faktet dhe rrethanat, por edhe motivet dhe qëllimet, si të mbështetësve, por edhe të kryerësve të këtij skenari.

VMRO-DPMNE përsëri e fton Zoran Zaev nëse ekzistojnë materiale të caktuara, për të cilat thotë se janë kundër ligjore ndaj çdo personi, që ti dërgoj tek institucionet kompetente për procedurë të mëtutjeshme dhe përfundim juridik në një procedurë transparente dhe ligjore.
Shtuar më 09/02/2015, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori