Përfundon protesta kundër vrasjes së Almirit 4-vjeçar
Përfundon protesta paqësore o organizuar për vogëlushin 4-vjeccar Almir Aliu. Organizatori i protestës tha se, këtu jemi për të shprehur revoltën tonë qytetare për aktin makabër të vrasjes së Almirit. Ndër të tjera në fjalën e tij ai tha se kushdo që kryen një akt të tillë ç’njerëzor duhet të dënohet në përputhje me kushtetutën dhe kodin penal të RM-së.

Ardhmëria e çdo shoqërie janë fëmijët dhe kur të cenohet jeta dhe integriteti i tyre atëherë cenohet ekzistenca e tërë shoqërisë.
“Drejtësia është mënyra për të shmangur hakmarrjen e jashtëgjyqësore, si dhe një statisfaksion moral për viktimat, sepse humbja e një jete fëmije është një akt i cili në asnjë mënyrë nuk mund të kompensohet, por dhënia e dënimit maksimal kryesit, sa do pak zbut dhembjen e shkaktuar, transmeon TetovaSot.

Shpresojmë dhe besojmë që të gjitha institucionet të cilat janë të involvuara në procesin e zbatimit të drejtësisë do të jenë konstruktiv në drejtim të dhënies së dënimit të merituar kryerësit,gjegjësisht dënimin maksimal”, u shpreh ai.

Ai në për në fund u shpreh se Maqedonia edhe një herë i ka në test institucionet e veta dhe sundimin e ligjit për të gjithë njësoj dhe pa diskriminim i japim përkrahje maksimale gjyqit që ta kalojë këtë test. "Apelojë deri të gjitha subjektet që duke u mbështetur në arsyen njerëzore të kontribuojnë në këtë drejtim, dhe të paktën vetëm njëherë të lënë anësh interesat e tyre politike ose interesat tjera karshi një interesi njerëzor”, tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2016, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori