E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Përfundon mbledhja e nënshkrimeve, këta janë kandidatët për president
Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatëtzgjedhjet presideciale 2019 në Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani, 10.000 nënshkrimet e nevojshme i kanë mbledhur Blerim Reka, Gordana Siljanovska – Davkova dhe Stevo Pendarovski, duke qenë kështu kandidatë të sigurt në garën presidenciale.

Për zgjedhjet e gjashta presidenciale, firma u mblodhën edhe nga Filip Petrovski, Dimçe Petrovski, Josiv Mirçevski dhe Gospodin Poposki.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pas numërimit të nënshkrimeve, pritet të dalë me deklaratë për numrin e kandidatëve që e kanë përmbushur kushtin.

Mbledhja e nënshkrimeve filloi më 23 shkurt.

Kandidatët për president të Republikës në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve duhet të dorëzojnë nominimet e tyre brenda datës 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 1 prill.

Më 14 mars, skadon afati i fundit për shqyrtimin e listës së votuesve dhe regjistrimi për votimin e diasporës.

Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill dhe i dyti do të mbahet më 5 maj.


Shtuar më 10/03/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori