Përfundon debati "100 vjet nga Luftërat Ballkanike"
Debati "100 luftrat ballkanike dhe nevoja për pajtim" i mbajtur në Shkup ka përfunduar me propozimin e Azem Vllasit për Forum për Pajtim.

Propozimi i Vllasit për emërimin e Forumit Rajonal për Pajtim është komentuar nga përfaqësuesi i qeverisë maqedonase Aleksandër Kërzallovski.

Ky i fundit ka thënë se ndoshta nuk mund të ketë pajtim të plotë por mund të kuptohemi dhe merremi vesh për marrëdhënie të përbashkëta. Ai ka përmenduar në këtë rast marrëveshjen e Irlandës Veriore, shkruan Zhurnal.


Gjatë debatit kanë mbajtur fjalim edhe të tjerë personalitet ndër të cilët mund të përmendim: Profesorin Stevo Pendarovski, ish-kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andova, ish-ambasadori maqedonas, Risto Nikovski, i njohur me disa deklarata anti-NATO dhe anti-BE, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ish ministri i jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori