Përfundojnë pa sukses bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni
Kanë përfunduar bisedimet për zgjidhjen e krizës politikeMaqedoni, e cila u zhvilluan në rezidencën e SHBA-së, në Vodno të Shkupit, por pa asnjë sukses.

Pas disa orëve bisedimetë kaluara në negociata, ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily në një prononcim për gazetarët tha se pret që deri në fund të kësaj jave të arrihet një marrëveshje.

“Ajo të cilën mund ta transmetoj tek ju është se kemi një propozim interesant në tryezë. Afati i fundit nuk është vendosur, por ajo që është e rëndësishme është se negociatat do të vazhdojnë edhe nesër.

Shpresoj se një zgjidhje për krizën do të jetë e arritshme nga fundi i kësaj jave”, citoi Bailey për mediat maqedonase.

Në deklaratat zyrtare partitë politike pohonin se nuk hiqnin dorë nga pozicionet e tyre dhe vijat e kuqe për çka opozita maqedonase Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) insiston që ministri i Brendshëm të ketë akses të plotë në politikat e kuadrit në ministri, ndërsa VMRO-DPMNE-ja pohon se ndryshimet do të parandalojnë partizimin e ministrisë.

Takimi i sotëm, nuk u ndoq nga ambasadori i BE-së, Aivo Orav, i cili aktualisht po qëndron në Bruksel për konsultime, por nga të deleguarit e tij./albeu.com/

Shtuar më 19/07/2016, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori