Përfaqësuesi i BE: Korrupsioni, problemi kryesor për fillimin e negociatave me BE-në
Korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha në vend, por edhe sfida më e madhe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Kështu deklaroi Freek Janmaat, përfaqësues i BE-së, i cili porositi autoritetet se patjetër duhet të vazhdojë me reformat në luftën kundër korrupsionit.

"Unë mendoj se korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha dhe sfida më e madhe për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Punët kanë filluar të bëhen më konkrete. Kur e mbyll një kapitull i sheh punët të cilat janë realizuar. Unë shpresoj se hapja e negociatave do të jetë stimulim për proceset reformuese"-tha Freek Janmaat, BE.

Nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, thonë se reformat e nisura kanë dhënë rezultate ndërsa siç thonë ka edhe rritje të besimit të qytetarëve në punën e komisionit.

"Ajo që tek unë personalisht parqet befasi është numri i madh i lëndëve që kemi pranuar nga qytetarët. Mbi 500 paraqitje ne i pranuam për më pakë se tre muaj. Duke mos hyrë në përmbajtjen e tyre, kjo më dërgoi në konstatimin për funksionimin e diskutueshëm të institucioneve në periudhën e kaluar" pohoi Vlladimir Gerogiev, KPK.

Aleksandar Krzhallovski nga Qendra për bashkëpunim ndërkombëtar, tha se në ‘raportin nën hije’ për luftës kundër korrupsionit, ka rekomandime konkrete për institucionet dhe shtetin ndaj këtij problemi.

"Ajo që rekomandohet edhe në këtë raport është forcimi i vetë institucioneve, posaçërisht Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit edhe me kapacitet por edhe me transparencë. Është mirë që u dëgjua se edhe vetë ministria bën përpjekje me statistika dhe ndjekjen e luftës kundër korrupsionit" theksoi Aleksandar Krzalovski, Qendra për bashkëpunim ndërkombëtar.

Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, tha se reformat në legjislativ, të realizuara deri më tani kanë dhënë rezultate pozitive.

Në vitin 2018 në raportet e PSP-së dhe Prokurorisë Publike ka gjithsej 13 lëndë të reja të profilit të lartë për keqpërdorim të pozitave zyrtare, ndërsa në vitin 2017 kishte 29 raste të ngritura.
Shtuar më 18/06/2019, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori