Përfaqësuesi gjerman Hajndëll sot në Maqedoni, a do të zgjidhet kriza politike?
I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë dhe ambasador në Vjenë, Johanes Hajndëll, sot dhe nesër do të jetë në Shkup, ku do të takohet me përfaqësuesit e katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.

Ambasada gjermaneMaqedoni, lajmëroi se Hajndëll, do të ketë takime edhe me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli dhe me ambasadorët e tjerë nga vendet e BE-së.

Hajndëll është emëruar nga ana e ministrit gjerman të punëve të jashtme Frank Valter Shtajnmaer si i dërguar i ri i cili do të punojë së bashku me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në dhe do të ndihmojë gjatë zgjidhjes së krizës në Maqedoni.

Ardhjen e Hajndëll në Maqedoni dje ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki e vlerësoi si sinjal pozitiv nga Berlini.

Hajndëll është aktualisht ambasadori i Gjermanisë në Austri. Ai para 14 vitesh ka punuar si shef në sektorin e Evropës Juglindore dhe Turqisë në MPJ-në gjermane./Albeu.com/
Shtuar më 12/05/2016, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori