Përfaqësimi i shqiptarëve në njësitet elitare, i papërfillshëm
Pëlqej
Në njësitë speciale të Armatës “ Ujqit” nuk ka akoma asnjë shqiptar, por ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqeriska thotë se do të angazhohet që në këtë njësi speciale të ketë edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar, ashtu sikur edhe në njësitet tjera të armatës.

Për katër muaj nuk mund të zgjidhen problemet që janë bërë me vite dhe kjo është një nga temat që kemi diskutuar….

Armata e Maqedonisë është një nga institucionet që e ka miratuar parimin e përfaqësimit të drejtë dhe kjo është një ndër karakteristikat e saja më të forta pasi kur shihni pjesëtarët të ARM-së e shihni Maqedoninë të vogël.

Qëllimi do të jetë që të kthejmë kriteret e vërteta, ta kthejmë profesionalizmin e tërësishëm dhe nëse këtë e bëjmë do të ketë mundësi për çdo pjesëtarë që i plotëson kriteret e vështira por gjithsesi të arritshme – deklaroi Radmila Sheqerinska, Ministre e Mbrojtës

Përveç në njësitin elitar “ujqit” shqiptarët fare apo shumë pak janë të përfaqësuar edhe në njësitet tjera si “Renxherët”, “Skorpionët” dhe “Tigrat”, njofton alsat-m

Për dallim nga njësitet elitare përfaqësimi është në nivelin u duhur tek ushtarët profesionist dhe tek organet tjera të mbrojtjes.

Për vitin janë paraparë edhe dy konkurse për pranimin e ushtarëve
Me propozim buxhetin për vitin 2018 pjesëtarët e Armatës do të përfitojnë rritje të pagës prej 10 për qind apo rreth 300 milion denarë. /albeu.com/

Shtuar më 16/11/2017, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori