Përdhosja e flamujve, asnjë reagim nga institucionet
Asnjë reagim nga institucionet vendase në lidhje me përdhosjen e flamujve shqiptar, grek e bullgar, nga ana e emigrantëve maqedonas një ditë më parë konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Melburn të Australisë.

24 orë pas ngjarjes, nga Qeveria nuk ka asnjë përgjigje ndaj pyetjeve që dërgoi sot Alsat.

Thirrjeve tona telefonike nuk iu përgjigjën as nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminime, ndërkohë që as nga Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Reagime gjithsesi erdhën nga partitë politike shqiptare të cilat e dënojnë rëndë përdhosjen e flamurit kombëtar shqiptar, duke kërkuar që personat që e kryen këtë vepër të mbartin përgjegjësi.
Shtuar më 09/09/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori