Përçarja në Lëvizjen Besa, reagon kryetarja e forumit të gruas Hatie Etemi
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp forumi i gruas dhe forumi rinor i Lëvizjes Besa në Tetovë ka kërkuar nga të gjithë ata që cënojnë legjitimitetin e partisë të respektojnë atë dhe të ruajnë unitetin e partisë e të mos uzurpojnë Lëvizjen Besa dhe të hutojnë votuesit, transmeton Zhurnal.mk

"Të nderuar përfaqësues ju kemi ftuar që të informojmë opinionin mbi aktin dhe reagimin e ashpër të forumit të gruas atij rinor, këshillat vendor dega në Tetovë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët të vazhdojmë dhe respektimin e vlerave dhe ruajtjen e unitetit të brendshëm dhe rezultateve të suksesshme në jetën politike që Lëvizja Besa të vazhdojë betejën politike si subjekt i sprovuar dhe legjitimuar", kështu është shprehur para mediave sot kryetarja e forumit të gruas pranë Lëvizjes Besa, znj. Hatie Etemi.

Sipas saj, struktura në Tetovë nuk do të rrijë indiferente ndaj veprimeve të deputetit të zonës Nexhbedin Kahremani i cili kishte fituar mandatin pas tërheqjes nga posti i deputetit Bilall Kasami.

"Si anëtarësi dhe strukturë në Tetovë nuk mund të rrimë indiferent ndaj deputetit të zonës Nexhbedin Kahremani që ai të respektojë organet legale dhe legjitime dhe kryetarin legjitim z. Bilall Kasami i cili lëshoi mandatin që pikërisht z. Kahremani të merr mandatin, apelojmë nga personat e papërgjegjshëm që të uzurpojnë partinë dhe të vetëdijsohen dhe të largohen nga loja e djallit se do të ballafaqohen me revoltën e votuesve dhe do meren masa të mëtejme ligjore kundër tyre", ka vlerësuar kështu në konferencën për shtyp në Tetovë, znj. Etemi.
Shtuar më 07/01/2018, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori