Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, pranga 51-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar në Tiranë për dhunë në familje. Ai ka rrahur bashkëshorten së bashku me djalin e tyre të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Q., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka keqtrajtuar djalin e tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 


Shtuar 20.12.2021 09:45