Përafrohen qëndrimet mes infermierëve dhe Sindikatës së Qendrës Klinike
Pëlqej
Unioni i Infermiereve dhe Sindikata e Qendrës Klinike kanë përafruar qëndrimet sa i përket rritjes se pagesës së kontributit te tyre gjatë orëve të natës.

Nga 0,29% sa ishte paraparë rritja e koeficientit të pagesës, palët kanë rënë ujdi për rritje të dyfishtë të koeficientit që shkon ne 0,50%.

Kjo do të thotë se infermierja me shkollim të mesëm e cila ka marrë 241 denarë për punë gjatë natës, tani do te merr 416 denar, ndërkaq infermierja me shkollim të lartë nga 296 denarë tani do te merr 512 denar.

Për nesër është parapara firmosja e marrëveshjes mes Unionit te Infermierëve dhe Sindikatës së Qendrës Klinike. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori